TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Tetor 2025, 09:39

U dënua nga GJKKO/ Gjykata e Lartë prish vendimin për ish- kreun e Kushtetueses, dosja e Bashkim Dedjas kthehet për rigjykim

Shkruar nga Pamfleti
U dënua nga GJKKO/ Gjykata e Lartë prish vendimin për ish- kreun
Bashkim Dedja

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin për Bashkim Dedjan, ish- kreun e Gjykatës Kushtetuese.

Më herët SPAK kërkoi një vit burg me akuzën e fshehjes së pasurisë, por togat e zeza të GJKKO-së vendosën 6 muaj burg, të cilat do t’i konvertoheshin në një vit shërbim prove.

SPAK e akuzon Dedjan se ka fshehur disa nga pasuritë e tij në formularin e vetëdeklarimit. Dedja është gjyqtari i parë që dënohet nga GJKKO, pasi nuk kaloi Vetting-un.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese kaloi shkallën e parë, por u rrëzua në Kolegjin e Posaçëm të Apelit.

Ish-anëtari i Kushtetueses u shkarkua nga Vettingu për mos justifikim të pasurive, ndërsa në prill të vitit 2021, gjykata vendosi sekuestrimin e pasurive të tij.

Lini një Përgjigje