TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Maj 2024, 15:24

U dhunua barbarisht nga 3 persona, futet në intubim avokati Sokol Mëngjesi

Shkruar nga Pamfleti
U dhunua barbarisht nga 3 persona, futet në intubim avokati Sokol
Sokol Mëngjesi dhe zona e krimit

Ngjarja ndodhi pranë kopshtit 31, në zonën e ish-Bllokut...

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi. Ditën e sotme ai u dhunua me mjete të forta teksa po linte fëmijën në kopsht. 3 persona e dhunuan rëndë avokatin, duke i shkaktuar dëme të rënda në kokë. Për pasojë ai tani është futur në intubim në Spitalin Ushtarak.

Ngjarja ndodhi pranë kopshtit 31, në zonën e ish-Bllokut ku avokati sapo kishte çuar fëmijën. Agresorët të pa maskuar i zunë pritë, teksa Sokol mëngjesi po lëvizte në këmbë, në një zonë të frekuentuar nga shumë qytetarë e të mbuluar me kamera sigurie dhe e goditën disa herë në kokë duke e lënë pa ndjenja.

Pasi e quajtën misionin e tyre të kryer dhunuesit u larguan në këmbë nëpër rrugica ku i priste një automjet. Ndërsa avokati u transportua me urgjencë drejt spitalit.

Prej orës 08:30 avokati ndodhet në reanimacion, ku po i nënshtrohet ekzaminimeve. Atij iu bë skaneri, ku u evidentuan dy hematoma në kokë për të cilat do të pritet për 48 orë për të parë parametrat shëndetësorë të tij.

Nga ana tjetër Policia e Tiranës ka ngritur një grup hetimor për zbardhen e kësaj ngjarje të rëndë. Kamerat e sigurisë kanë qenë një çelës për këtë hetim, ku falë tyre u arrit identifikimi i një prej agresorëve dhe mjetit me të cilin ata kanë lëvizur. Në zona të ndryshme të Tiranës janë ushtruar kontrolle me qëllim arrestimin e tyre.

Policia ende nuk është shprehur zyrtarisht për motivet e dhunës ndaj avokatit, por dyshimet kryesore janë se lidhet me detyrën. Sokol Mëngjesi prej muajsh është mbrojtës ligjor i ish-kryeministrit Sali Berisha për çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Lini një Përgjigje