TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Maj 2024, 14:28

Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, flasin dëshmitarët: Agresorët e sulmuan, avokatit iu përplas koka në trotuar

Shkruar nga Pamfleti
Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, flasin dëshmitarët: Agresorët e
Sokol Mëngjesi

Kanë dalë të tjera detaje nga dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi ditën e sotme në zonën e ish-bllokut.

Sipas dëshmitarëve okularë, agresorët e kanë sulmuar dhe goditur Sokol Mëngjesin.

Ata kanë treguar se avokati i Sali Berishës ka tentuar të largohet por ka rrëshqitur duke goditur kokën në trotuar.

Dy nga autorët që sulmuan përfaqësuesin ligjor të ish-kryeministrit janë identifikuar nga policia.

Raportohet se 3 autorët kanë qenë të veshur me të zeza dhe me kapele. Sokol Mëngjesi është dhunuar sapo ka lënë fëmijën në kopsht në zonën e ish-Bllokut.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm. Pasi u godit me grushte e sende të forta, avokati u dërgua tek Trauma ku mësohet se ka pësuar dëmtime në kokë e pjesë të tjera të trupit.

Ai ndodhet në gjendje të qëndrueshme ndërsa na spital ka shkuar edhe Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.

sokol mëngjesi

Lini një Përgjigje