TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Maj 2025, 13:42

U dhunua nga përfaqësuesi i PD, flet komisioneri i PS: Në çdo zgjedhje kështu ka bërë, më ofendoi dhe goditi

Shkruar nga Pamfleti

U dhunua nga përfaqësuesi i PD, flet komisioneri i PS: Në

Komisioneri Enton Gega, i cili u dhunua nga eksponenti i PD ka folur lidhur me incidentin në qendrën e votimit në Pogradec. Ai tha se kjo nuk është hera e parë që demokrati kryen akte dhune, duke sqaruar gjithë ngjarjen.

“Ishte kryetarja një çupë, në fillim i lamë të votonin dhe në trajnim kështu na thanë që do t'i lini të votojnë (personat me aftësi ndryshe). I thashë unë duan të vijnë të votojnë, si nuk i le, ai e ka ndarë mendjen për kë do votojë. Ajo siç erdhi shkruante atje ai vjen e më thotë mua pse më ngacmove vajzën.

Më shau dhe më goditi në vesh. E kam kallëzuar në polici. Në çdo zgjedhje kështu ka bërë gjithmonë, të njëjtën gjë. Dolëm këtu jashtë prap më shau dhe më ofendoi nga nëna. Atë e njohin nga mamaja mua më njohin nga babai”, ka thënë Enton Gega.

Lini një Përgjigje