Analiati Roland Bejko komentoi zgjedhjet që po mbahen sot në Shqipëri. Për konferencën e Berishës nga selia, Bejko tha se dalja e tij ishte gjë e mirë, pasi sipas tij tregon se nuk i interesojnë tensionet.
Bejko tha se Plani B i Berishës nëse nuk fiton zgjedhjet, është të mos i njohë ato.
“Dora e La Civita ishte ajo që e shtyu Berishën të dilte në konferencë, ishte përtej habitatit normal të tij. Cdo lideri në pikun e fushatës duhet të nxisë votuesit të marrin pjesë në votime dhe sic thamë opozitës i intereson pjesëmarrja, jo tensionet.
Strategjia kjo ishte, pjesëmarrja e lartë si fazë e parë, numërimi i drejtë dhe në fund në bazë të rezultatit do të mbajë edhe qëndrimin politik si plan B pas zgjedhjeve. Plani B i Berishës është që nuk do njohë zgjedhjet. Dalja tani ishte gjëja më e mirë. PD nuk i intereson tensioni, kushdo shkel rregullat duhet të mbajë përgjegjësi”, tha ai për "Abc News".
Lini një Përgjigje