TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Tetor 2025, 14:20

U ekstradua nga Dubai, avokati: Clevios i rrezikohet jeta nga persona me të cilët ka pasur konflikte

Shkruar nga Pamfleti

U ekstradua nga Dubai, avokati: Clevios i rrezikohet jeta nga persona me të

Avokati Ervin Karanxha ka folur rreth situatës ligjore dhe masave të sigurisë për reperin e njohur të TikTok, Clevio Serbiano, i ekstraduar së fundmi nga Dubai në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë.

Karanxha theksoi se Clevio rrezikon për shkak të konflikteve të shumta me persona të ndryshëm dhe se është shumë e rëndësishme të sigurohen kushtet e duhura për mbrojtjen e tij në ambientet e burgut.

“Ai ndodhet aktualisht në ambientet e IEVP-së dhe për shkak të kërcënimeve që ka ngritur për jetën e tij, duhen marrë masa të rrepta sigurie, përfshirë edhe kufizimin e ajrosjes në mënyrë që të shmangen rreziqet e mundshme”, tha avokati.

Karanxha u shpreh gjithashtu se Clevio ka thyer më parë masën e arrestit dhe se tani janë në pritje të procedurave të mëtejshme ligjore.

Avokati theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të organeve të burgut për të garantuar mbrojtjen maksimale të reperit gjatë qëndrimit të tij në ambientet e paraburgimit.

Situata e Clevio Serbiano mbetet e ndjeshme, ndërsa të gjithë presin zhvillimet e mëtejshme të kësaj çështjeje që ka marrë vëmendjen e opinionit publik.

Lini një Përgjigje