Aktualitet 9 Mars 2023, 14:55

U thirr në SPAK bashkë me deputetin e PS, Meçollari: U pyeta si kallëzues i privatizimit të bazës së Sarandës!

Shkruar nga Pamfleti

U thirr në SPAK bashkë me deputetin e PS, Meçollari: U pyeta si

Ish zëvendës shefi i forcave detare, Artur Meçollari u paraqit sot në SPAK si denoncues i privatizimit të bazës detare të Sarandës dhe Shëngjinit.

Ai tha se u pyet si denoncues i privatizimit të Sarandës dhe Shëngjinit.

“U pyeta në cilësinë e kallëzuesit për bazën detare të Sarandës ku privatit i është dhëne çdo centimetër pa lenë asgjë për ushtrinë.”, tha ai.

Parditen e sotme, Ish-shefi Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, aktualisht deputet i Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku u paraqit në Prokurorinë e Posaçme.

Ai është thirrur në cilësinë e ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm në lidhje me hetimet që po kryhen për privatizimin e pronave të ushtrisë. Deputeti socialist është pyetur për kallëzimin e bërë në mars të 2021 nga Artur Meçollari.

“Është sekret hetimor, do të informoheni në momentin e duhur”, tha Kollçaku pasi doli nga Prokuroria e Posaçme.

Ish zëvendës shefi i forcave detare, ka akuzuar në mars të 2021 të gjithë zyrtarët e lartë, përfshirë edhe ish ministren e Mbrojtjes aso kohe, Olta Xhaçka dhe Presidentin Begaj përpos Kollçakut. Një thirrje nga Prokuroria sot e ka marrë dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Xhaçka në cilësinë e pozicionit që ka pasur.

Denoncimi nga ana e Meçollarit u bë për dy prona, një në Shëngjin dhe një në Sarandë të cilat sipas tij janë dhënë pa leje i janë dhënë privatit. Pasi SPAK ka verifikuar këto të dhëna ka marrë në pyetje dhe ka nisur hetimet. I pranishëm ka qenë edhe vetë Meçollari.

Më herët Meçollari ka artikuluar publikisht akuza edhe për ish shefin e Shtabit sot Presidenti Bajram Begaj, por nuk dihet nëse SPAK ka interes të thërrasë edhe kreun e shtetit si person në dijeni për të dhënë shpjegime.

 

artur meçollari bardhyl kollçaku