TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Mars 2023, 11:00

Deputeti i Partisë Socialiste thirret në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Deputeti i Partisë Socialiste thirret në SPAK

Ish shefi i shtabit të përgjithshëm, akutualisht deptuet i PS-së, Bardhyl Kollçaku është paraqitur sot në SPAK.

Bëjnë me dije se ai është thirrur në cilësinë e ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm në lidhje me hetimet që po kryhen për privatizimin e pronave të ushtrisë.

Në to përfshihen zyrtarë të tanishëm dhe ish - zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Forcës Detare dhe Policisë Ushtarake.

Meçollari i akuzon, se kanë shpërdoruar detyrën në lidhje me dy aktivitete private të lejuara në pronat në Planin e Vendosjes dhe të Përhapjes, siç njihen zonat ku janë të dislokuara forcat detare. Këto prona janë pjesë e strukturës dhe kërkesave operacionale të Forcës Detare.

Çdo ndryshim i këtyre pronave bëhet me propozim të Ministrit të Mbrojtjes dhe miratohet nga Presidenti. Meçollari, në dy kallëzimet e tij, thotë se ndryshimet në plan janë bërë pa marrë miratimin e Presidentit.

Lini një Përgjigje