TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Qershor 2026, 10:24

U rrëzua teksa lëvizte me motor uji, vijojnë kërkimet për gjetjen e 37-vjeçarit në Liqenin e Ulzës

Shkruar nga Pamfleti
U rrëzua teksa lëvizte me motor uji, vijojnë kërkimet
Liqeni i Ulzës

Edhe gjatë ditws sw sotme kanë vijuar kërkimet për gjetjen e trupit të Armando Zajsit nga Laçi, i cili humbi jetën dy ditë më parë në Liqenin e Ulzës, teksa lëvizte me një mjet lundrues.

Në operacionin e kërkim-shpëtimit janë përfshirë struktura të shumta shtetërore dhe vendore, mes tyre Forcat e Armatosura, Forca Detare, RENEA, Policia e Shtetit, shërbimet zjarrfikëse, Mbrojtja Civile, si dhe dhjetëra vullnetarë nga zona.

Polumbarët kanë vijuar kontrollet në thellësitë e liqenit, ndërsa kërkimet janë shtrirë edhe në sipërfaqen e ujit përmes mjeteve lundruese dhe dronëve. Në terren janë angazhuar mbi 120 efektivë e vullnetarë, të mbështetur nga pajisje të specializuara, autoambulanca dhe mjete të tjera logjistike.

Megjithë përpjekjet intensive të zhvilluara gjatë gjithë ditës, trupi i 37-vjeçarit ende nuk është lokalizuar. Autoritetet bëjnë me dije se operacioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa ekipet e angazhuara mbeten në gatishmëri të plotë.

 

u rrezua me motor uji armando zajsi

Lini një Përgjigje