Është vënë në pranga autori i zjarr vënies së 7 makina në një biznes në Kamëz.
Mësohet autori është identifikuar si Amarildo Saliu, 23-vjeç, i cili e kishte shtëpinë pranë biznesit që jepte makina me qira.
Ky i fundit ka qenë me masë sigurie ‘arrest shtëpie’ nën akuzën e trafikimit të klandestinëve, në momentin që u ka vënë flakën makinave.
Sakaq, policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqeve.
Ditën e djeshme një zjarr i madh ka rënë në orët e para të mëngjesit në një biznes për dhënien e automjeteve me qira në Kamëz, në pronësi të Edjon Hoxhës.
Policia sqaroi se ngjarja ka ndodhur në orën 04:00 në rrugën “Donald Trump” dhe si pasojë e zjarrit janë djegur 7 automjete.
Pronari i makinave kishte vetëm 5 ditë që kishte hapur biznesin e dhënies së automjeteve me qira. Mjetet dyshohet se janë djegur qëllimisht me benzinë. Dy persona janë konstatuar me shishe me lëndë djegëse benzinë që hyjnë dhe vendosin zjarrin.
Pista e parë e hetimeve mbetet ajo e konkurrencës. Hoxha është marrë në pyetje nga Komisariati Nr.5 ku ka deklaruar se nuk ka patur probleme me persona të tjerë gjatë kohëve të fundit.
Lini një Përgjigje