Aktualitet21 Mars 2023, 16:23

Udhëto i qetë jashtë Shqipërisë/ Të gjitha në një vend: Karton Jeshil + Teleshëndet + AutoSos

Shkruar nga Pamfleti

Udhëto i qetë jashtë Shqipërisë/ Të gjitha në

Siguracioni “Karton Jeshil” është sigurimi i detyrueshëm për të gjithë automjetet e regjistruara në Republikën e Shqipërisë që udhëtojnë jashtë Shqipërisë, në një nga vendet anëtare të Këshillit të Byrove.

Ky siguracion mbron drejtuesin dhe automjetin nga dëmet materiale dhe jo materiale, që i shkaktohen palëve të treta në rast aksidenti jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

“Kartoni Jeshil” është i domosdosshëm kur udhëtoni jashtë vendit për punë apo arsye familjare pasi nëse nuk e keni këtë policë ju nuk mund të dilni jashtë territorit të Shqipërisë, përjashtuar vetëm Kosovën.

Kohëzgjatja e “Kartonit Jeshil” mund të jetë 15 ditë, 1 muaj, 3 muaj, 6 muaj ose 1 vit.

Shtetet anëtare të Sistemit ku vlen Kartoni Jeshil:

Belgjikë, Zvicër, Republika Çeke, Danimarkë, Francë, Finlandë, Mbretëri e Bashkuar, Greqi, Irlandë, Luksemburg, Norvegji, Holandë, Suedi, Sllovaki, Gjermani, Itali, Spanjë, Hungari, Portugali, Serbi, Austri, Poloni, Turqi, Rumani, Izrael, Marok, Tunizi, Islandë, Bullgari, Maltë, Estoni, Kroaci, Slloveni, Maqedoni e Veriut, Bosnje Hercegovina, Andorra, Qipro, Moldavi, Ukrainë, Letoni, Bjellorusi, Lituani, Rusi, Mali i Zi, Azerbajxhan.

Pse të siguroni makinën me Karton Jeshil tek SIGAL UNIQA

Nëse pajiseni me një siguracion “Karton Jeshil” tek SIGAL UNIQA dhe jeni përfitues në një aksident (një mjet tjetër ju ka shkaktuar dëme materiale apo dëme shëndetësore ndaj jush apo pasagjerëve tuaj), atëherë SIGAL UNIQA ju mbështet me procedurat e dëmshpërblimit me kompaninë përgjegjëse në vendin përkatës ku ka ndodhur aksidenti. Kështu, ju kurseni kohën dhe paratë tuaja duke mosangazhuar një avokat në vendin e aksidentit.

Çfarë mbulon sigurimi “Karton Jeshil”?

“Kartoni Jeshil” mbulon përgjegjësinë civile të mbajtësit të mjetit motorik, ndaj dëmeve që u shkakton palëve të treta, në përputhje me parashikimin e Ligjit të një prej shteteve anëtare të Këshillit të Byrove, ku ka ndodhur rasti në sigurim.

Ofertat e SIGAL UNIQA Group Austria:

“Karton Jeshil” e shoqëruar me SIGAL UNIQA Autosos (https://sigal.com.al/sigurimet-e-automjetit/autosos/)

Bashkë me Kartonin Jeshil, ju mund të zgjidhni të blini edhe asistencë rrugore “SIGAL UNIQA Autosos” në Europë për një periudhë 1 mujore ose 1 vjeçare, e cila mbulon:

-         Qendër kontakti në gjuhën shqipe

-         Shërbim karroatreci

-         Riparim në vend

-         Zëvendësim i automjetit në rast aksidenti

-         Parkim

-         Akomodimi në hotel

-         Riatdhesim ose vazhdim i udhetimit drejt destinacionit

-         Taksi

“Karton Jeshil” e shoqëruar me Teleshëndet (https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/teleshendet/ )

Nëse blini këtë siguracion me prim duke nisur nga 130 euro përfitoni falas edhe shërbimin novator “TeleShëndet”.

Me “TeleShëndet”, ju mund të konsultoheni me një mjek të licensuar, audio ose video, në çdo orë të ditës apo natës, për çdo shqetësim shëndetësor që mund të keni.

Sa kushton “Kartoni Jeshil”?

Çmimi i Kartoni jeshilit që njihet ndryshe si certifikatë ndërkombëtare, është në varësi të tipit të mjetit motorik dhe kohëzgjatjes. Shikoni tabelën e çmimeve ose merrni ofertë online në https://sigal.com.al/merr-cmim/#karton-jeshil

Por mos harroni! Të gjithë e dimë se, sa herë udhëtojmë jashtë Shqipërisë, autoritetet doganore na kërkojnë një siguracion që kushton shumë pak por mbulon shumë në rast ngjarjesh të papritura, Siguracioni “Shëndet në Udhëtim”.

Me një çmim mesatar prej 4 eurosh, i vlefshëm për dy javë qëndrim në vendet europiane, ne përfitojmë mbulim të shpenzimeve në spitalet e shtetit pritës deri në 10 mijë euro.

Por nëse ka një kompani sigurimi që mund ti besojmë shëndetin tonë edhe gjatë qëndrimit jashtë vendit, ajo është SIGAL UNIQA Group Austria.

Sjellja korrekte e kompanisë, shërbimi profesional i stafit dhe të qëndurit gjithmonë pranë klientëve në rast nevoje kanë bërë që SIGAL UNIQA të jetë kompania lidere edhe në këtë klasë sigurimi.

Në raportin e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF) mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria rënditet e para në produktin “Shëndet në Udhëtim”, duke zënë rreth 70% të tregut.

Nëse doni të pajiseni me siguracionin “Shëndet në Udhëtim” tashmë nuk keni pse paraqiteni në një zyrë SIGAL UNIQA. Hapni tani nga celulari ose laptopi juaj www.sigal.com.al ku ju pret një gamë e madhe produktesh që mund të blihen ONLINE.

Nëse ju nevojitet më shumë informacion, mund të shkruani në:

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: [email protected]

sigal kartoni jeshil