TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Mars 2023, 10:21

As Lali, as Balluku: Soros përgatit pasardhësin e Edi Ramës?!

Shkruar nga Pamfleti
As Lali, as Balluku: Soros përgatit pasardhësin e Edi Ramës?!
Aleksandër Soros dhe Edi Rama

Nëse shihen me kujdes zhvillimet politike në Shqipëri, del se establishmentin që ka drejtuar vendin e ka zgjedhur ose Ramiz Alia, ose Xhorxh Soros.

Në opinionin publik shqiptar, bëhet fjalë për atë të mediatik, nuk ka bërë fare përshtypje një gjest ceremonial, e thuajse meshtar i Kryeministrit Edi Rama, gjatë takimit me krerë shtetesh apo qeverish.

Prej disa kohësh, Rama dhuron si një “government gift”, çka është edhe një “symbolic gift”, librin e Lea Ypit: “Të Lirë”. Libri i është dhuruar Giorgia Melonit, kryeministres së Danimarkës, Kryeministrit të Bavarisë së fundmi, por edhe shumë figurave të tjera, natyrisht në gjuhën e tyre, pasi libri është i përkthyer në disa gjuhë të botës.

Ky gjest, politik natyrisht, që ka rënë në sy në qarqet e larta ku dhurata është protokolluar, por edhe në ato diplomatike që e kanë analizuar arsyen e dhurimit.

Reflektimi prej kohësh po diskutohet e ka ndikuar fort edhe në qarqet politike, kryesisht në Partinë Socialiste. Ku në radhë të parë, dy njerëzit e vetëllastuar si pasardhësit e Edi Ramës: Erion Veliaj e Belinda Balluku janë ç’akorduar totalisht. Ata po tentojnë që të ndikojnë në strukturat e PS-së dhe ta pengojnë sa të jetë e mundur katapultimin e Ypit në mjediset e PS-së. Edhe pse si Veliaj, ashtu edhe Balluku e dinë mirë se ata vetë janë të katapultuar, duket se inteligjenca dhe arroganca nuk ja lejon që të shohin realitetin.

Lea Ypi, një profesoreshë e ekonomisë politike në London Schools of Economics të Londrës, duket se është një zgjedhje e Sorosit, siç ka qenë edhe Veliaj, por ndryshe nga Lali që ‘Ok’ ia ka dhënë Edi Rama për të qenë pjesë e llozhës, Leas, vjen nga një llozhë edhe më e lartë. Ndaj Rama thjesht duhet ta zbatojë.

As Lali, as Balluku: Soros përgatit pasardhësin e Edi Ramës?!
Lea Ypi

Nëse shihen me kujdes zhvillimet në Shqipëri, del se establishmentin që ka drejtuar vendin e ka zgjedhur ose Ramiz Alia, ose Xhorxh Soros.

Në vitin 1991, Sali Berisha u përzgjodh direkt nga Alia si pasardhësi i tij politik. Tashmë janë të qarta të gjitha rrethanat dhe zhvillimet që e kanë nxjerrë në dritë këtë fakt. Berisha nuk ishte një aktor i lëvizjes studentore, por u dërgua tek ata pikërisht nga Ramiz Alia. I cili, edhe Ilir Metën, edhe Pandeli Majkon e përzgjodhi me anë të strukturave të tij si pjesë e dërgatës që do të takonte presidentin në emër të studentëve.

Ndërkaq, Fatos Nano, u zgjodh direkt nga Alia si personi që do të drejtonte partinë e tij, duke e katapultuar si kryeministër. Njëjtë me Shkëlqim Canin, Ylli Bufin, apo dhe emra të tjerë. Të cilët rrugës e “vranë babain”, duke mos e përfillur dhe madje as nuk i hapnin telefonin edhe pse ishte President i Republikës. Gjithsesi, e gjithë kjo elitë emrash doli nga përzgjedhja e Alisë nga një listë që atij i është servirur ose nga superstruktura e partisë ose nga e Sigurimit të Shtetit. Ku siç po del tani, disa kanë qenë edhe njerëz të ngushtë të tij. Si Ilir Meta për shembull, i cili jo vetëm u fut në politikë, por u bë deputet, ministër, kryministër, Kryetar Kuvendi dhe President i Republikës.

Ndërkaq, përveç kësaj liste, në Shqipëri ka edhe një establishment tjetër politik, i cili u gatua nga lobingu shumë i fuqishëm i Sorosit, nga ku së pari ka dalë Edi Rama. Njeriu që i pari në vend drejtoi Fondacionin për Shoqërinë e Hapur, e më pas siç dihet, edhe Erion Veliaj, Lulzim Basha, Gazmend Bardhi, por shumë e shumë të tjerë dolën nga ky lobim.

Edi Rama gjithsesi me marrjen e pozitës së lartë të pushtetit në Tiranë, menjëherë nisi një intrigë me të gjithë njerëzit e Sorosit në rajon, qoftë në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoninë e Veriut. Në radhë të parë me elementin shqiptar, por edhe atë serb e malazez. Shkëlzen Maliqi, që Rama e ka pasur këshilltar për një kohë të gjatë, ka qenë homolog i tij në Kosovë si drejtues i Fondancionit Soros, Baton Haxhiu ndërkaq ka qenë një bashkëpunëtor i afërt i tij. Aleksandër Vuçiç gjithashtu është një cak i rëndësishëm i Sorosit, ku siç është bërë i ditur këto vite ka një lidhje të ngushtë me djalin e Sorosit të madh, Aleksandrin.

Por edhe brenda Sorosit ka klane të ndryshme e të fuqishme, të cilat përcaktojnë lëvizjet e pushtetit.

Sipas kësaj merimange të fuqishme të lobimit ndërkombëtar, ka një përplasje mes klaneve. Ku Veliaj përshembull është munduar fuqishëm të hyjë në nivele të larta të Sorosit duke e takuar disa herë Aleksandrin, me një synim të qartë që të marrë “certifikatën” e pasardhësit.

Por në takimin e zhvilluar javën e shkuar, Edi Rama, ja tha qartë se “duhet të rrish në stol”. E ndërkombëtarët që lexojnë në skuta zhvillimet politike në Tiranë tashmë e kanë kuptuar se kë do Edi Rama të sjellë si pasardhës të tij. Që do të jetë grua kjo kuptohet, por nuk është sipas gjasave Belinda Balluku, siç ajo ka dashur ta bëjë të ditur. Madje Rama i ka hequr Belindës edhe zonën e saj të preferuar në Tiranë. Një burim diplomatik bëri të ditur për ‘Pamfleti’-n se të gjithë presin që pas zgjedhjeve lokale, Edi Rama të katapultojë në një post të lartë politik në Tiranë, Lea Ypin, filozofen e LSE-së, për t’i dhënë një funksion të rëndësishëm, të cilën do ta kandidojë edhe për deputete në zgjedhjet e vitit 2025. Natyrisht në qarkun e Tiranës, ku i ka hequr Veliajt të drejtën që të caktojë listën e qarkut siç e bëri në zgjedhjet e 2021. E pas kësaj të gjithë presin që të thotë se Partinë Socialiste do ta drejtojë një pinjolle bejlerësh, por që ka kaluar nga “shkolla e Tuç Makut” modern, që është edhe lobimi më i fuqishëm në politikën e së majtës botërore. Kështu vetëm pak muaj më parë, në vendin më katolik të Europës, ku ndodhet edhe qendra e Kishës-Vatikani, u zgjodh si lidere e opozitës, Ely Schlein, një grua hebreje me pasaportë amerikane e zvicerane, babai i të cilit është jo vetëm mik i ngushtë i Geogre Soros, por edhe pjesë e strukturave të Fondacionit për Shoqërinë e Hapur. / Pamfleti  

lali eri belinda balluku edi rama soros lea ypi pasardhësi

Lini një Përgjigje