Aktualitet 3 Tetor 2023, 17:32

Çudira në Gjykatën e Tiranës/ Dritan Goxhajt i zhvillojnë seancën gjyqësore pa e njoftuar, i caktojnë dhe avokat pa e pyetur

Shkruar nga Pamfleti

Çudira në Gjykatën e Tiranës/ Dritan Goxhajt i

Një gjë e ka pazakontë ka ndodhur në Gjykatën e Tiranës, e cila ka në shqyrtim dosjen, për ish-luftëtarin e UÇK-së Dritan Goxhajn. Javën e kaluar Goxhaj kishte dorëzuar një kërkesë se nuk do të paraqitej në gjykim, për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës dhe në formularin e dorëzuar, Goxhaj ka kërkuar shtyrjen e seancës gjyqësore.

Por kjo kërkesë e tij, nuk është marrë parasysh dhe çuditërisht është proceduar me fillimin e gjyqit. Goxhaj më pas është njoftuar ditën e sotme se seanca e datës 27 shtator, ishte zhvilluar edhe pse nuk ishte në sallë pala e akuzuar. Gjykata kishte caktuar vetë një avokat dhe pa njoftuar Goxhajn ka zhvilluar seancën gjyqësore.

Kujtojmë se Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik të këtij viti me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës. Ndërkohë, më 19 shtator Gjykata e Tiranës vendosi që Dritan Goxhaj, mund të ekstradohet në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Goxhaj akuzohet për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës. Pak ditë më parë e rrëzoi sërish kërkesën për lirimin e tij.

Kush është Dritan Goxhaj?

Dritan Goxhaj i është bashkuar UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e Forcave Amerikane në Shqipëri.

Ai është djali i ushtarakut Dilaver Goxhaj, i cili iu bashkua vullnetarisht UÇK-së, pas kërkesës së Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, kur iu besua detyra e zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe, me angazhimin e NATO-s në luftë, iu besua detyra e oficerit të bashkëveprimit me NATO-n.

goxhaj ekstardimi