TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Prill 2026, 15:00

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Ju ftojmë të ndiqni një bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zeze, ku ndër të tjera veçojmë:

Operacioni i SPAK; 2 mln euro mashtrime ndaj qytetareve franceze permes call center'it ne Tirane, kontrolle në 4 banesa dhe një zyrë...

Në Memaliaj vijojnë hetimet për vrasjen e 30-vjecarit, ndërsa të arrestuarit kanë refuzuar të flasin dhe ende nuk është zbardhur motivi i krimit, por dyshohet për përfshirjen e 7 personave.

Në dosjen “Plumbi i Artë”, në GJKKO dëshmoi ish-zv.drejtori i Policisë së Elbasanit, i cili mohoi lidhjet me personazhe kriminalë dhe deklaroi se ka qenë nën mbrojtje shtetërore pas kërcënimeve, ndërsa hetimet vijojnë mbi komunikimet në telefonin e Nuredin Dumanit.

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim babë e bir, të akuzuar për një atentat të mbetur në tentativë ndaj Hysen Mërnicës dhe nënës së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2025.

Pas vrasjes ne Suedi, trupi i 21-vjeçarit shqiptar Mateo Llupi është kthyer në Shqipëri, ndërsa hetimet atje po fokusohen te pistat e përplasjeve mes grupeve kriminale.

Në Tiranë, dy punonjës u arrestuan për vjedhjen e rreth 40 tonëve kafe për një periudhë 3-vjeçare, me përfitime të dyshuara prej 800 mijë eurosh.

Në Korçë, një 19-vjeçar u arrestua pasi plagosi me thikë një 16-vjeçar pas një sherri të nisur për një lojë me letra.

Ndërkohë në Itali u finalizua një operacion antidrogë me 4 shqiptarë të arrestuar dhe 183 kg kokainë të sekuestruar, ndërsa në Danimarkë përplasja e dy trenave la disa të plagosur. 

 

edicioni i lajmeve pamfleti

Lini një Përgjigje