Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore deri në këtë orë të ditës, ku ndër të tjera veçojmë:
Në Kuvend zhvillohen sot 6 interpelanca me fokus shëndetësinë, arsimin dhe llogaridhënien e ministrave, ku opozita ka kërkuar përgjigje ndërsa mazhoranca ka rrëzuar disa kërkesa.
Në planin diplomatik, Edi Rama vijon vizitat në rajon, mes zhvillimeve në BE për krizë të mundshme dhe diskutimeve për marrëdhëniet Shqipëri–Greqi dhe investime të përbashkëta.
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë rrëzoi vendimin e qeverisë për mbylljen e TikTok, duke e cilësuar jashtë kompetencës dhe jo proporcional.
Në polici, drejtuesi i ri Skënder Hita ka nisur riorganizim me lëvizje të shumta në struktura, ndërsa në Memaliaj u zbardh një vrasje me disa të arrestuar dhe të tjerë në kërkim.
Zbulohet një skemë ku u vodhën 40 tone kafe në Tiranë me vlerë rreth 800 mijë euro, ndërsa nga ana tjeter, raporti thote se institucionet publike shpenzuan 3.8 milionë euro për bileta ajrore në 2025.
Në arenën ndërkombëtare, Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi për ndikimin e luftës në Iran në Evropë, teksa Papa Leo XIV përfundoi turneun në Afrikë me mesazhe kundër korrupsionit, ndërsa një propozim për Kupën e Botës 2026 po hap debat në FIFA për pjesëmarrjen e Iranit.
Lini një Përgjigje