TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Shkurt 2026, 11:51

UPDATE/ Edicioni informativ, ora 12:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni informativ, ora 12:00

Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore nga vendi, rajoni e bota deri në këtë orë, ku ndër të tjera veçojmë:

Opozita dhe tensionet politike – Sot protesta e Partisë Demokratike zhvillohet para Kryeministrisë, ndërsa ambasada amerikane këshillon qytetarët e saj të shmangin zonën për shkak të mundësisë së tensioneve. Policia ka publikuar masat e sigurisë për të menaxhuar situatën.

Rama në Bruksel – Kryeministri zhvilloi një darkë pune me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, ku diskutuan procesin e negociatave të Shqipërisë për BE. Vizita, megjithatë, shihet nga kritikët si përpjekje për të zbutur shqetësimet për qeverisjen dhe rastin Balluku.

Kontrolli i pushteteve dhe gjykata – Gjykata Kushtetuese nisi shqyrtimin e ankimit të PD-së për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, që sipas opozitës cënojnë ndarjen e pushteteve dhe përfshijnë ndërhyrje të ekzekutivit në legjislativ.

Korrupsioni dhe buxheti – Transparency International raporton rënie të Shqipërisë për 11 vende në Indeksin e Korrupsionit, ndërsa KLSH konstaton se vendimet e Strasburgut nuk zbatohen prej 7 vitesh, duke lënë të papaguara 6 çështje me vlerë 17.9 milionë euro.

Protestë dhe konflikte pronësie – Banorët e Imshtit në Lushnjë dolën në protestë kundër ndërtimit të një kompleksi fotovoltaik nga Elton Çekrezi, duke denoncuar mashtrime me lejet dhe burime të dyshimta financiare.

Hetime dhe sekuestrime – SPAK ka dërguar për gjykim ish-kryebashkiakun Elvis Rroshi për një dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh nga tenderët. Ndërkohë, policia sekuestroi pasuri me vlerë 200 mijë euro të dy personave të dënuar për trafik droge, Pajtim Braçaj dhe Gjino Lleshaj.

UÇK-ja në Hagë – Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së vazhdon në Hagë me deklaratat përmbyllëse. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thekson se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe nuk kishte qëllim shfarosjeje ndaj civilëve.

NATO dhe SHBA – Shtetet e Bashkuara do t’u dorëzojnë dy seli operative aleatëve evropianë, ndërsa marrin komandën e Forcave Detare të NATO-s, duke rishpërndarë përgjegjësi brenda Aleancës.

Irani dhe represioni – Autoritetet iraniane arrestuan pesë politikanë dhe aktivistë reformistë, duke i akuzuar për bashkëpunim me SHBA dhe Izraelin, pjesë e goditjeve ndaj opozitës pas protestave të janarit.

Bad Bunny dhe muzika globale – Performanca e tij në Super Bowl 2026 bëri historinë në Apple Music, duke dominuar renditjet globale dhe shndërruar këngët e tij në fenomen ndërkombëtar.

 

edcioni informativ pamfleti

Lini një Përgjigje