TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Korrik 2026, 12:00

UPDATE/ Edicioni Informativ, ora 12:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni Informativ, ora 12:00

Ju ftojme te ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore, ku nder te tjera vecojme:

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur se nuk do të japë dorëheqjen, duke iu përgjigjur protestuesve me vargjet e Dritëro Agollit, ndërsa protesta hyn në ditën e 37-të.

Ambasadori gjerman Karl Bergner tha se protestat paqësore janë në përputhje me vlerat e BE-së, ndërsa aktet e dhunës duhet të hetohen.

Në GJKKO vijon gjyqi për dosjen “Partizani”, ku dëshmoi Gazmend Oketa, ndërsa Berisha mbrojti privatizimet.

Jorida Tabaku akuzoi qeverinë se ka marrë propozimin e saj për mbështetjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Raporti Botëror i Drogave e rendit Shqipërinë si vend tranziti për heroinën dhe mes vendeve me rritjen më të madhe të sekuestrimeve të kokainës.

Në Fier u arrestua një 20-vjeçar si autor i dyshuar i zjarrit që dogji mbi 100 hektarë.

Në botë, Trump shton presionin ndaj aleatëve të NATO-s, Britania përballet me një sulm të madh kibernetik, në Francë u grabitën bizhuteri me vlerë 4 milionë euro, ndërsa Norvegjia eliminoi Brazilin falë dopietës së Erling Haaland.



edicioni i lajmeve pamfleti

Lini një Përgjigje