TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Janar 2026, 18:00

UPDATE/ Edicioni Informativ Ora 18:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni Informativ Ora 18:00

Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore nga vendi, rajoni e bota deri në këtë orë të pasdites, ku ndër të tjera veçojmë:

Kuvendi nis sesionin e ri parlamentar, ku fokus janë reformat e mëdha, përfshirë atë zgjedhore dhe territoriale. Edhe sot, seanca nisi me tensione, ku si zakonisht opozita bllokoi foltoren.

Më herët, Presidenti Bajram Begaj i ka bërë thirrje deputetëve për përgjegjësi dhe ekuilibër në ligjvënie, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për drejtësinë dhe zbatimin e standardeve evropiane. Ai nënvizoi se mandati i tyre është një kontratë besimi me qytetarët, që matet me veprime të drejta dhe reforma të thella.

Në skenën ndërkombëtare, ftesa e Donald Trump për Edi Ramën në Bordin e Paqes ka ngjallur debate. Ministrja Spiropali mohoi çdo pagesë prej 1 miliard dollarësh, ndërsa Tony Blair distancohet nga kërkesa për pagesa të tilla. Po ashtu, Putini është ftuar në bord, ndërsa ish-shefi i NATO-s, Anders Rasmussen, paralajmëroi për pasojat e mundshme të një sulmi amerikan ndaj Groenlandës. Në këtë kontekst, kryeministrja italiane Giorgia Meloni është propozuar si ndërmjetëse për të ulur tensionet mes SHBA dhe BE, veçanërisht për çështjet e tarifave.

Në vend, Gjykata e Posaçme shtyu seancën ndaj Erion Veliajt, që kërkon njohje me dosjen. Ndërsa në Durrës, për arratisjen e Altin Ndocit, drejtori i burgut u la në arrest me burg, ndërsa mjekja e institucionit në arrest shtëpie. Në Kosovë, pas kërkesave të partive, KQZ vendosi rinumërim të plotë të votave në 28 komuna.

Ngjarje tragjike shënojnë edhe botën: në Iran, mbi 16.500 protestues janë vrarë dhe 330 mijë të tjerë të plagosur në represion; në Spanjë, aksidenti hekurudhor pranë Adamuz-it ka marrë jetën e të paktën 39 personave, duke sjellë tre ditë zie kombëtare.

Sporti ka gjithashtu vend në rendin e ditës, me listën e pesë futbollistëve më inteligjentë në histori: Andres Iniesta, Xavi, Diego Maradona, Johan Cruyff dhe Lionel Messi, të njohur për vizionin, vendimmarrjen dhe gjenialitetin në fushë.

 

Lini një Përgjigje