TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Janar 2026, 14:50

S'ka liri për Erion Veliajn, shtyhet sërish seanca në GJKKO

Shkruar nga Pamfleti
S'ka liri për Erion Veliajn, shtyhet sërish seanca në GJKKO
Erion Veliaj

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 2 shkurt seancën e shqyrtimit paraprak të dosjes ndaj Erion Veliajt dhe të bashkëpandehurve.

I pranishëm në seancë kryebashkiaku ka këmbëngulur në kërkesën e tij për t'u njohur me aktet e dosjes.

Gjykata vendosi të mbyllë shqyrtimin gjyqësor duke i konsideruar abuzive kërkesën e tij dhe të avokatëve për t'ju dhënë kohë të njihen me dosjen dhe mungesë vullneti për të paraqitur parashtrimet. Në një moment të mëvonshmëm gjykata ka shfuqizuar vendimin e saj.

Kjo ka ardhur pasi avokatja e caktuar kryesisht nga Gjykata për Veliajn, Valtentina Teodoresku, kërkoi autorizim për të takuat në paraburgim Veliajn e më pas për të paraqitur parashtrimet e saj me shkrim.

Gjykata pranoi kërkesën e saj dhe shtyu seancën. 

Po ashtu, GjKKO ka rrëzuar edhe kërkesën e Teodoreskut për t’u takuar me Veliajn në burgun e Durrësit, ku ai qëndron në ambientet e paraburgimit që prej shkurtit të vitit të kaluar.

s\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\'ka liri për erjon veliajn erion veliaj gjkko

Lini një Përgjigje