
Në këtë Edicion Informativ ju ftojmë të ndiqni zhvillimet kryesore deri në këtë orë të ditës:
Qeveria e re: Presidenti Bajram Begaj dekreton largimin e Ballukut, Spiropalit e Vengut dhe emërimet e reja të Ramës në 7 poste kyçe.
Rama kërkon koordinim më të madh me deputetët në Tiranë dhe praninë e tyre në terren.
Opozita dhe protesta: Sali Berisha thërret qytetarët më 12 mars, duke akuzuar qeverinë për largim nga BE dhe afrim me Beogradin.
Kuvendi dhe etika: PS kërkon përjashtimin e Agron Shehajt, ndërsa shoqëria civile propozon masë për sjelljet e deputetes Zegjine Çaushi.
Ekonomi: Erion Braçe kundërshton rritjen e naftës, akuzon “kartelin” dhe kërkon masa të shpejta kundër abuzimit.
Rrjolli: Protesta banorëve kundër resortit turistik të Bashkim Ulajt hyn në ditën e 34-të, banorët nuk tërhiqen.
Siguria: Sokol Bizhga pezullon Ulian Shpatarakun për shkelje dhe lidhje me krimin; efektivi “Shqiponja” plagoset gjatë arrestimit të Klodian Llomit në Dibër.
Kosova – Presidenti: Afati për zgjedhjen e presidentit skadon; Glauk Konjufca po shqyrtohet, mungon konsensusi politik.
Kosova: Aleksandar Vulin kërcënon kryeministrin Albin Kurti dhe Kosovën, thirrje për veprime si Mossad-i.
Lindja e Mesme: SHBA dhe Izraeli forcojnë operacionet; raketa arrijnë deri në Turqi, mbi 1,000 civilë të vrarë në Iran.
Lini një Përgjigje