
Analisti Frrok Çupi ka folur lidhur me largimin e Bujar Leskajt nga Partia Demokratike 6 ditë përpara zgjedhjeve të 9 nëntorit.
Çupi tha se Leskaj është poshtëruar prej kohësh nga Berisha dhe se liderit opozitar i duhen njerëz që I shërbejnë atij.
Më tej, Çupi e komentoi situatën brenda kampit demokrat si të prapambetur dhe të pazhvilluar përsa kohë vijon të jetë ende nën ndikimin e Sali Berishës.
“Është një absurd i madh që të ketë PD në Vlorë. Vlora është djegur, vrarë dhe shkrumbuar nga ky kryetar që ka sot PD. Është sulmuar dhe vrarë. Shkon dot monumenti i Saliut në shtëpinë e Haklajt? Bujari e ka ndjerë këtë gjë se është njeri i librave.
Leskaj është poshtëruar prej kohësh nga Berisha, është përgjuar dhe survejuar nga Berisha. Berisha funksionon në bazë të përgjimit. Vjen nga një shkollë politike e sigurimit të shtetit, vetëm përgjon.
PD është jashtë kohe dhe njerëzit e kuptojnë se treni ka ikur. PD e bën jashtë kohe historia e saj dhe përmbajtje, ajo që ka ndërtuar. Sa kohë ka Sali Berishën aty ka prapambetje dhe mos zhvillim.”-shprehet Çupi.
Lini një Përgjigje