
Dredha i rikthehet dhe njëherë diplomacisë.
Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, është emëruar Ambasador i Shqipërisë në Zvicër.
Zyrtarizimi i kandidaturës së Dredhës si Ambasador në Zvicër pritet të kryhet pas përfundimit të të gjitha procedurave.
Me këtë zhvillim të ri, Dredha i rikthehet dhe njëherë diplomacisë, kujtojmë këtu që prej vitit 2016 deri në vitin 2023, ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Kujtojmë se Dredha dha dorëheqjen nga Bashkia e Vlorës, pas disa përplasjeve me kryeministrin Edi Rama për mbarëvajtjen e punëve në qytet.
Para dorëheqjes së Dredhës, dhanë dorëheqjen të gjithë drejtorët e Bashkisë së Vlorës, me kërkesë të kryeministrit Edi Rama.
Lini një Përgjigje