
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka fituar sot betejën në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa 5 nga 8 anëtarët e kësaj gjykate, kanë votuar kundër vendimit të Qeverisë për shkarkimin nga detyra të Veliajt, pas propozimit të Këshillit Bashkiak.
Lidhur me këtë avokati Arbër Hoxha, i ftuar në Report Tv, tha se ky vendim i Kushtetueses ishte i pritshëm.
Ai theksoi se shkarkimi i Veliajt përbënte një precedentë të rrezikshëm.
“Ishte i parashikuar ky vendim i Gjykatës Kushtetuese dhe ishte i pritshëm. Për fatin e mirë të zotit Veliajt, Gjykata Kushtuese realizoi pritshmëritë e juristëve duke u ngritur në lartësinë e juristëve, duke treguar integritet dhe duke vendosur legjitimitetin e ligjshmërinë në rastin e zotit Veliaj.
E kam theksuar edhe më herët se do të ishte një precedentë i rrezikshëm, një pushtet autokratikë i Këshillit të Ministrave mbi të zgjedhurin vendor.
Kështu mjaftonte që të caktohej një masë sigurie arrest me burg ose shtëpie dhe përtej 3 muajve çdo i zgjedhor vendor do të shkarkohej nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave”, tha ai.
Avokati theksoi se Veliaj do të vazhdojë që të jetë në detyrë si kryebashkiak i Tiranës, deri në përfundim të atij mandati dhe se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i paankimueshëm.
“Vendimi i GJK është një vendim, i cili konstaton antikushtetueshmërinë të ligjit mbi qeverisjen vendore. Ajo që ngelet për t’u theksuar është kur të zbardhet vendimmarrja e gjykatës dhe arsyetimi.
GJK pengoi rrugën e një precedenti të rrezikshëm. Veliaj do të vazhdojë që të jetë në detyrë deri në përfundim të atij mandati.
Kjo vendimmarrje është e paankimueshme në asnjë instancë tjetër. Ajo që është e rëndësishme është kthimi i legjitimitetit. Shkarkimi i të zgjedhoreve vendore që janë me masë sigurimi, pa një vendim të formës së prerë shkelë kartën e autonomisë vendore”, tha ai.
Bravo veliaj