Aktualitet30 Nëntor 2023, 16:36

Vazhdon “kasaphana” e kapter Pezës në RTSH, vjedh 21 milion lekë me festivalin e fëmijëve

Shkruar nga Pamfleti

Vazhdon “kasaphana” e kapter Pezës në RTSH, vjedh 21

Ndërkohë që reklamon me të madhe se çdo gjë po e bën “pa harxhuar lekë”, nga ana tjetër kanë vërshuar projektet fallco dmth vetëm në letra.

Ju kemi informuar vazhdimisht në kohë për sjelljet antiligjore, antietike të kapterit të emëruar në krye të RTSH-së në mënyrë të jashtëligjshme.

Por kapteri vazhdon kasapanën e tij në RTSH. Duke e menduar që tashmë është “pronari” i RTSH-së, vazhdon të blejë mallra, shërbime apo punë pa proçedura prokurime apo ca më keq duke copëzuar blerjet me qëllim që të realizojë blerje nën vlerën 100 000 lekë të reja natyrisht.

Ndërkohë që reklamon me të madhe se çdo gjë po e bën “pa harxhuar lekë”, nga ana tjetër kanë vërshuar projektet fallco dmth vetëm në letra. Këtu bën pjesë edhe projekti “Junior Fest”. Në preventivin për realizimin e “Junior Fest”, janë edhe zërat “marrje me qera ndriçim dhe foni” në vlerën 2 100 000 lekë të reja, vlera të cilat janë sipas ofertës së marrë tek shoqëria “ASLV” sh.p.k.

Por në fakt pothuajse asgjë nuk është marrë nga kjo shoqëri apo as nga ndonjë tjetër, përveç letrave (oferta dhe fatura), pasi si pajisje janë shfrytëzuar ato që disponon vetë RTSH-ja dhe montimi dhe operimi i tyre është realizuar nga specialistët e RTSH-së. Në krye të këtij “operacioni” ka qenë një emër i njohur në botën e artit si Bojken Lako tashmë Drejtor i Departamentit të Radios.

Vazhdon “kasaphana” e kapter Pezës në RTSH, vjedh 21
Dokumenti që fakton vjedhjen e Alfred Pezës

Në vazhdën e brutalitetit adminstrativo-ligjor, kapter Preza rifilloi edhe largimet nga puna të personelit “të vjetër” të RTSH-së. Themi të vjetër sepse ky është mentaliteti i tij dhe tufës së vetë, i shprehur lart e poshtë. Kështu heq nga puna për motive banale, specialistës:

Ertid Kusi me detyrë drejtor fotografie. Një nga specialistët më të mirët në këtë fushë, në mos më i miri.

Andi Bibaja me detyrë përgjegjës transmetimi në TV, inxhinier elektronik me pervojë mbi 28 vjecare në TV.

Motivi i largimit të tyre ishte mosfirmosja e aktit të marrjes në dorëzim të skenografisë së studios “më të paparë” në Ballkan, sipas fjalëve të kapterrit. Në fakt personat e mësipërm së bashku me një të tretë, (për të cilin çuditërisht nuk u mor asnjë masë megjithëse edhe ai nuk pranoi të firmos, por ka të afërm në kryeministri) nuk janë specialista për skenografinë dhe ca më keq për këtë projekt nuk ka asnjë praktikë të rregullt ligjore, pra nuk ka garë. Kjo vjen si pasojë e largimit nga puna dhe moszëvendësimit së personave kompetent (në fakt personave që t`i bejnë hosanara kapterrit) për skenografinë dhe studiot.

Edhe pak kohë më parë, kapteri detyroi të largohet nga puna Kryeredaktoren e Lajmeve nga Rrethet, pasi i kërkonte gjëra absurde. Ndërkohë largoi nga puna Përgjegjësen e Promocionit me justifikimin se ka futur në transmetim një promo pa miratimin e Bora Xhanijes, ndërkohë që kjo e fundit nuk ka asnjë lidhje varësie apo hierarkie me Sektorin e Promocionit.

Drejtori i jashtëligjshëm i RTSH, me largimet masive nga puna të punonjësve të RTSH-së pa respektuar dispozitat e Kodit të Punës dhe të kontratave të punës, si dhe përmes presioneve për dorëheqje, ka cënuar parimin e sigurisë juridike, pasi ka krijuar një klimë pasigurie për vijueshmërinë e marrëdhënies juridike të punës me punonjësit e mbetur të RTSH. Ky veprim i tij do të çojë edhe në cënimin e financave të RTSH-së në një masë të madhe pasi proceset gjyqësore do të japin vendime në favor të punonjësve të larguar për shkak të moszbatimit të Kodit të Punës dhe Kontratave të Punës por edhe të paaftësive të “drejtorit” joligjor të RTSH-së që nuk e njeh fare këtë Kod.

Të nderuar lexues këto janë simptomat e një menaxhimi jo në interes të publikut, por në interes të xhepave vetjakë dhe çetës analfabete dhe hajdute të Alfred Pezës që fillon me ushtar Enkelejd Lamaj, Erion Xhabaftin, Bora Xhanijen, Blerta Gjermenin, etj,.

Me veprimet e kohëve të fundit simptomat do vazhdojnë të rëndohen. Ne i sjellim lexuesit dhe telespektatorit shqiptar fakte. Përfundimi del logjikshëm në mendjen e çdokujt sipas këndvështrimit të vet, por një fakt nuk mund të mohohet dhe ai është që kapteri po e ç’bën RTSH-në e madhe.

KLSH, Komisoni i Medias dhe Këshilli Drejtues duhet të vendosin të drejtën e publikut në vend, duke hequr maskën sociale të kapterit dhe t`i tregojnë publikut ku e ka vendin ai./Timoni.al

rtsh alferd peza