
Gramosi mendon që vëllai i tij i madh, Ferjati ka vjedhur. Kjo është arsyeja pse ai e ka sjellë në “Shihemi në Gjyq”. Në një shpjegim të përmbledhur që bën kur hyn në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Gramosi thotë se kishin një pronë katër vëllezërit dhe sot nuk figuron asnjëri. Sipas tij, Ferjati e ka shitur këtë pronë, por ky i fundit kundërshton. Sapo fillon seanca e ndërmjetësimit, ai revoltohet ndaj vëllait dhe i shkon te tavolina me një tufë dokumentesh për t’i provuar se nuk ka vjedhur.
Në vittin 1993, bëhet një deklaratë mes familjarëve, babait të djemve, Nasibiut, Ferjatit, kushëririt të tyre, Myzaferit dhe hallës. Në deklaratë ndahet në mes mensa e lumit në Mallakastër ku punonte Myzaferi dhe sipas ligjit të kohës, punonjësit kishin të drejtë të parët të privatizonin godinat ku kishin punuar.
Gjysmën e shumës së privatizimit e dha Nasibiu ku kishte pjesë edhe Ferjati. Sot vëllezërit thonë se nuk dinë se ku ka shkuar prona sepse janë të bindur që vëllai i madh dhe Myzaferi e kanë shitur. Për të shpjeguar gjithë situatën, në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan realizohet një lidhje telefonike me Myzaferin.
Ai shpjegon dy gjëra kryesore që qartësojnë pretendimet e Gramosit se Ferjati ka vjedhur: prona është ndarë në 3:2, ku 3 pjesë i takojnë kushëririt dhe 2 vëllait të tyre. Ferjati nuk figuron pasi vetë Myzaferi nuk ka ende një certifikatë pronësie, por premton se sapo ta bëjë, do t’ua kalojë pjesën.
Debati
Gramos: Në ‘92-shin na blen babai një pronë të katërve së bashku. Siç e bëri, me letra e të tëra, figurojmë të katërt. Sot nuk figurojmë jo ne, por edhe ai. Sot ky byrazeri ynë i madhi, e ka shitur a çfarë ka bërë me pronën, me atë pronarin tjetër që e ka marrë. Mua nuk më duhet. Mua më duhet me letra, siç e ka bërë babai, siç deklarohej në letër, ashtu e dua unë, me letra edhe sot.
Ferjat: Unë nuk kam grabitur pronat e vëllezërve se i kam në dosje! Shikoje! Di të lexosh apo nuk di?
Gramos: Nuk më interesojnë!
Ferjat: Këtë letrën që kemi bërë këtu, shikoje se çfarë thotë!
Gramos: Nuk më intereson!
Ferjat: Duhet t’i lexosh se unë nuk marr pronën e babait dhe vëllait! Të kam marrë 14 vjeç dhe të kam rritur!
Gramos: Ku e ke?
Ferjat: Ja ku e ke, ta lexojë kamera këtu! Ja edhe lekët që kemi derdhur, 900 mijë lekë! Ja edhe planvendosja! Të të vijë zor!
Gramos: Nuk më vjen zor mua, të të vijë ty që na mashtrove! Jo vetëm mua, por mashtrove edhe dy vëllezërit e tjerë!
Ferjat: Nuk kishe mundësi ti që të më thërrisje te shtëpia, të pinim një kafe me baba, nënë atje e me vëllezër por më bie që atje këtu?! Të të vijë zor! Të kam rritur! S’e ha pronën tënde e të babait se mezi më ka rritur babai e vëllezërit!
Lini një Përgjigje