TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Tetor 2023, 18:19

“Veriu i Kosovës nuk është tokë e askujt”/ Genc Burimi akuza Ramës: Nuk mban qëndrim pro shqiptar, është tradhtar

Shkruar nga Pamfleti

“Veriu i Kosovës nuk është tokë e askujt”/ Genc

Analisti Genc Burimi ka folur për konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili tha në një intervistë për mediat e huaja që "Veriu i Kosovës nuk është tokë e askujt".

I ftuar në News24, analisti i quajti deklaratat e Ramës si gafa në seri, ndërsa shtoi se në vend që të mbante një qëndrim pro shqiptar, duket se luan rolin e tradhtarit.

Në lidhje me tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, Burimi tha se duhet zgjedhur me diçka utopiste, që është njohja e përbashkët mes dy vendeve.

“Kanë qenë një seri deklaratash që u cilësuan si të komanduara nga Beogradi. Rama tradhtari. Edhe Rama bën deklaratë për të fituar kohë. Kosova është e qartë dhe kërkon sanksione ndaj Serbisë. Rama në vend të ketë një qëndrim pro shqiptar, ai luan rolin e tradhtarit. Deklaratat e tij janë gafa në seri.

Agjenda e Ramës është e Perëndimorëve, nuk ka një për Shqipërinë. Perëndimorët kanë hallet e tyre, kanë luftën në Ukrainë, konfliktet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Shqipërisë dhe shqiptarëve u duhet një zë i fortë. Linja e Ramës është që Shqipëria është e lidhur si ‘mishi me kockën’ me Kosovën.

Perëndimorëve nuk u bëhet vonë për Kosovën, por për Ukrainën, pra të mos jemi naiv. Çfarë duhet që tensioni të fshihet? Duhet diçka utopiste, njohja e ndërsjellët. Evropianët duan qetësinë e momentit, nuk shohin në periudhë afatgjatë. Kemi arritur në një pikë që nuk ka më besim, ka vdekur besimi edhe ndërmjet aleatëve më të afërt. Amerika nuk ka garanci vetë, nëse vjen në pushtet Trump. Rama është si Perëndimorët, sheh në kohën afatshkurtër dhe jo afatgjatë.", tha Burimi.

genc burimi rama tradhtar kosova

Lini një Përgjigje