
Çështja e lejes për Fredi Belerin është tashmë në duart e Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës.
Por teksa data e seancës po afron, dy gjyqtarë kanë hequr dorë nga gjykimi i kërkesës së Belerit.
Fillimisht ka hequr dorë gjyqtari Rexhep Bekteshi, të cilit i kishte rënë shorti për ta gjykuar kërkesën. Më pas shorti i ra gjyqtares Besiana Garxenaj, e cila u tërhoq duke refuzuar të përfshihet në këtë çështje të nxehtë.
Tashmë gjykimin e kërkesës së Belerit e ka marrë përsipër gjyqtarja Entela Shedola. Seanca është parashikuar të mbahet mesditën e datës 10 tetor.
Ndërkohë, teksa Bleri pret nisjen e gjyqit të tij në Gjykatën e Posaçme, ai ka bërë një kallëzim ka çuar në SPAK në ditët e fundit SPAK kryebashkiakun aktual të Himarës Jorgo Goro dhe ish-deputetin Artan Gaçi, bashkëshort i ish-ministres së jashtme Olta Xhaçka.
Sipas burimeve, Gaçi u pyet në lidhje me akuzat e ngritura në kallëzimin e Belerit, ku pretendohet se një pjesë e truallit në bregdetin e Himarës, ku Gaçi po investon si investitor strategjik, është përfituar përmes falsifikimit të dokumenteve. Në dalje nga SPAK Gaçi nuk dha asnjë koment mbi arsyen e paraqitjes së tij në SPAK.
Në kallëzimin e depozituar nga Beleri në muajin gusht janë kallëzuar, katër persona, mes të cilëve kryebashkiaku Jorgo Goro, Artan Gaçi, Olta Xhaçka. Sipas kallëzuesit, ish-ministrja e Jashtme ka “shpërdoruar detyrën”, pasi duke mos deklaruar konfliktin e interesit, është përfituese në investimin strategjik për shkak të regjimit martesor me Gaçin.
Lini një Përgjigje