
Vijon zjarri në zonën e Drenovës, ndërsa edhe sot ka nisur aksioni për shuarjen e flakëve.
Në operacion janë angazhuar 40 trupa të Forcave të Armatosura, të cilët po punojnë intensivisht për vënien nën kontroll të flakëve.
Pjesë e operacionit është bërë edhe helikopteri Cougar, i cili prej më shumë se një ore është duke operuar nga ajri.
Në terren pritet të mbërrijë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, për të ndjekur nga afër zhvillimet dhe për të koordinuar më tej veprimet emergjente.
Një natë më parë kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj, teksa ndodhej në zonë për të monitoruar nga afër operacionin për shuarjen e flakëve tha se kjo situatë ka ardhur nga pakujdesia e fermerëve
“Është e patolerueshme që pakujdesia e fermerëve gjatë djegies së mbeturinave , të shkaktojë dëme kaq të mëdha”, u shpreh Ismailaj.
Lini një Përgjigje