TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Korrik 2025, 22:55

“U njohën përmes letrave”, Karamuço rrëfen historinë: I dënuari me burgim të përjetshëm u martua dhe u bë baba

Shkruar nga Pamfleti

“U njohën përmes letrave”, Karamuço rrëfen

Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço në studion e Top Story rrëfeu një prej historive të dashurive të ndodhura në burgjet shqiptare.

Një person i dënuar me burgim të përjetshëm u dashurua me një vajzë, çifti u martua dhe sot ata kanë fëmijë së bashku, ndërsa ai vijon ende dënimin.

Kemi pasur raste edhe me njërin shumë të zëshëm që nga vitit 1997, nga fama që fitoi në atë kohë, u njoh me një vajzë, s’e njihte më parë, s’ishte as nga zona, vetëm përmes letrave, u njohën, u dashuruan, u martuan, sot ajo ka fëmijë dhe ai sot vijon në burgim të përjetshëm, ne kemi histori të jetuara që vijojnë ende”, tha ai.

Edhe pse Karamuço nuk përmendi emra, ai që zbuloi identitetin ishte gazetari Sokol Bregu. Sipas tij bëhet fjalë për Zani Çaushin.

Lini një Përgjigje