
Ambasada e SHBA në Tiranë i është drejtuar me një tjetër apel qytetarëve shqiptarë që aplikojnë për vizë jo-emigruese në Shtetet e Bashkuara.
Ambasada porosit shtetasit shqiptarë që mund të penalizohen në marrjen e vizës, nëse në formularët përkatës janë dhënë informacione të rreme ose të pasakta.
“Nuk keni nevojë për një agjent vizash për të aplikuar për një vizë amerikane jo-emigruese pasi procesi i aplikimit është i thjeshtë dhe mund të përfundohet online në vetëm tre hapa të thjeshtë.
Mos harroni, nëse një agjenci ofron informacion të pasaktë ose të rremë, ju jeni përgjegjës dhe viza juaj mund të refuzohet! Plotësojeni vetë aplikimin tuaj.
Ambasada e ShBA në Tiranë është burimi i vetëm zyrtar i informacioneve për vizat amerikane në Shqipëri dhe të gjitha shërbimet ofrohen falas”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje