TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Maj 2023, 16:33

Vizita urgjente në Vlorë, ambasadorja greke njihet me pamjet filmike që fundosin Fredi Belerin

Shkruar nga Pamfleti
Vizita urgjente në Vlorë, ambasadorja greke njihet me pamjet filmike
Ambasadorja greke në komisariatin e Vlorës

Videot ku duken provat ndaj Fredi Belerit i janë treguar ambasadores greke në Shqipëri gjatë vizitës së saj në drejtorinë e policisë së Vlorës, ndërsa burime pranë ministrit të Jashtëm grek, thanë se edhe zoti Dendias është njohur me provat filmike ndaj zotit Beleri gjatë orëve të drekës te së premtes.

Kjo shpjegon edhe qëndrimin e tij paksa të zbutur gjatë deklaratave të bëra pak para takimit të ministrave të jashtëm të BE në Stokholm.

Ende nuk dihet nëse pamjet e dërguara nga Tirana drejt Stokholmit, i janë dërguar edhe kryeministrit grek Qyriakos Mitsotakis në ishullin e Lezbosit ku po zhvillon fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare greke të 21 majit.

Kjo do të duket gjatë orëve në vazhdim, ku politika greke do të vazhdojë me deklaratat e ashpra ndaj Tiranes, apo do të preferojë t’i referohet drejtësisë duke ulur tonet dhe vijimin normale të marrëdhënieve dypalëshe. /TCH

ambasadorja greke beleri

Lini një Përgjigje