
GJKKO ka lënë në arrestet shtëpie është Kristo Agalliun i cili u arrestua dy ditë më parë për blerje votash. Agalliu i premtoi 15 mijë lekë për 4 vota Agron Duros.
Në sallën e gjyqit, Agalliu ka pretenduar se ka qënë nën efektin e alkoolit dhe se nuk e kujtonte çfarë bisede kishte bërë.
Sipas policisë, Agalliu është filmuar teksa po bisedonte në telefon me koordinatorin e partisë së lirisë në kuçovë, të cilit i premtonte se do i sillte vota kundrejt shumave të parave.
Sipas bisedës, pazari i votave ishte 150 mijë lekë të vjetra, ku 50 mijë do të përdoreshin për karburant.
SPAK kërkoi të lihej në burg, por Gjykata e Posaçme vendosi ta lërë në arrest shtëpiak.
Lini një Përgjigje