TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Maj 2025, 11:17

Votoi PD dhe publikoi foton në Tik Tok, policia nis procedimin penal ndaj 24-vjeçarit

Shkruar nga Pamfleti

Votoi PD dhe publikoi foton në Tik Tok, policia nis procedimin penal ndaj

Një 24-vjeçar është proceduar penalisht nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë për veprat penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Shkelja e së drejtës së zgjedhjes”.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi E. N., i cili ndodhet me banim në Gjermani, ka publikuar në rrjetin social “TikTok” një fotografi të fletës së votimit të plotësuar, të cilën e kishte marrë me postë në kuadër të procesit të votimit nga jashtë vendit.

Policia thotë se materialet për këtë rast janë referuar në Prokurori dhe hetimet po vijojnë në gjendje të lirë.

Autoritetet rikujtojnë se publikimi i votës së plotësuar përbën shkelje të fshehtësisë së votimit dhe cenon integritetin e procesit zgjedhor.

Lini një Përgjigje