TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Maj 2025, 11:01

Nis hetimi për shpifje për Gjin Gjonin, kandidatin e Berishës në Lezhë

Shkruar nga Pamfleti

Nis hetimi për shpifje për Gjin Gjonin, kandidatin e Berishës

Policia e Lezhës ka nisur hetimin në gjendje të lirë për shpifje, për ish-gjyqtarin sheik Gjin Gjoni, kandidati i Sali Berishës në qarkun e Lezhës.

Sipas policisë, hetimi për shpifje për Gjin Gjonin vjen pas deklaratave të tij se disa zyrtarë të PS ishin të implikuar në blerje votash.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpifja”, për shtetasin Gj. Gj., 55 vjeç, banues në Lezhë, kandidat për deputet i subjektit politik “Partia Demokratike”, pasi kanë kallëzuar shtetasit D. P., E. L., E. S., P. Gj. dhe R. N. (përfaqësues dhe simpatizantë të subjektit politik “Partia Socialiste”), se 55-vjeçari ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, një postim, nëpërmjet të cilit shpif se 5 shtetasit janë të implikuar në blerje votash dhe intimidim zgjedhësish”, thuhet në njoftimin e Policisë së Lezhës.

Rasti u denoncua nga kreu i PS në Lezhë, Ermal Pacaj teksa bëri me dije se gjatë fushatës elektorale, Gjoni ka përhapur akuza të pabazuara ndaj drejtuesve të PS në zona të ndryshme, përfshirë disa drejtues shtabesh, duke i akuzuar ata për blerje votash.

Pacaj theksoi se përmes këtyre deklaratave dhe veprimeve, kandidati i PD po përpiqet të intimidojë qytetarët dhe të përhapë një frymë tensioni në komunitetin e Lezhës.

Gjin Gjoni në një postim në Facebook më 4 maj, pretendonte se zyrtarë të PS po blinin vota dhe i bënte thirrje drejtësisë të veprojë.

Hetimi vjen në një kohë kur kandidati i Berishës, Gjin Gjoni deklaroi një ditë më parë se kanë organizuar  strukturën për mbrojtjen e votës, një skemë e cila, përveçse e paligjshme, solli edhe një konflikt të rëndë në Elbasan katër vite më parë ku u vra simpatizanti i PS-së, Pjerin Xhuvani.

Nis hetimi për shpifje për Gjin Gjonin, kandidatin e Berishës
Postimi i Gjin Gjonit

Lini një Përgjigje