Aktualitet24 Qershor 2023, 07:22

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot

Fundjava pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Ditën e shtunë dhe ditën e diel moti nis me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës dhe pasdites.

Vranësirat do të pasohen me reshje shiu përgjatë relieveve kodrinore-malore.

Hera-herës rrebeshe e shtrëngata lokale shoqëruar me breshër e shkarkesa elektrike në intervale të shkurtra kohore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 7m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri 14m/s, kryesisht ditën e diel. Valëzimi në dete do te jetë i forcës 1-2 ballë.

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot

vranesira shi moti