
Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e vona të natës së djeshme në fshatin Kryekuq të Divjakës. Familjarja e viktimës, 32-vjeçarit Besmir Kumria ka dhënë detaje në lidhje me të ndjerin.
Ajo tha se viktima për 1 javë apo 10 ditë do të ikte në Gjermani pasi kishte partneren infermieren në atë vend. Familjarja e viktimës e përshkroi 32-vjeçarin si një njeri të qetë dhe punëtor.
“E kam djalin e nipit. Unë nuk di gjë. Këta janë komshinj. Nuk e di kush është autori, morëm vesh që është qëlluar në lokal dhe autorin e nuk e njihte njeri. Nipi im bënte punë të ndryshme. Nusja është infermiere, iku në Gjermani me leje shteti, për dokumente. Erdhi nusja të martën me djalin, djali mbylli punën për të ikur për gati 1 javë, 10 ditë do ikte në Gjermani, nuk di të kishte ndonjë sherr. Janë bërë njerëzit si bagëti o bir. Ishte djalë i mirë, i qetë, punëtor”, u shpreh ajo për TCH.
32-vjeçari Besmir Kumria u godit me thikë për vdekje nga 25-vjeçaro Xhesion Toromeni. Nga hetimet paraprake dyshohet se Toromani vrau Besmir Kumrian, pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat.
Sipas informacioneve jo zyrtare autori pasi ka parkuar makinën në rrugë ka hyrë me thikë në dorë në drejtimin e tavolinës ku ishte viktima i cili shoqërohej nga miqtë e tij. Viktima punonte gjatë sezonit veror në Himarë, ndërsa dje ndodhej në fshat.
Lini një Përgjigje