TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Prill 2023, 14:17

Vrasja e biznesmenit Nikulaj, Ngjela: Hakmarrja ka ndodhur sepse nuk ka shtet!

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e biznesmenit Nikulaj, Ngjela: Hakmarrja ka ndodhur sepse nuk ka shtet!

Avokati Spartak Ngjela teksa po fliste për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj tha se se hakmarrja si fenomen ndodh në momentin kur nuk ka shtet. Sipas avokatit nëse vrasësi i parë do ndalohej dhe dënohej, atëherë njerëzit nuk do kishin përse kërkonin të merrnin hak.

Aktualisht hakmarrja është edhe për një gjethe peme, për një gardh. Hakmarrja ka ndodhur sepse nuk ka shtet. E drejta penale angleze për masën e dënimit për vrasjen thoshte, duhet të kemi parasysh dy gjëra. Shteti ka në interesin e vetë goditjen penale për ruajtjen dhe mos lejimin e krimit në të ardhmen, kurse individi ka hakmarrjen. Ndaj për masën e dënimit duhet të merren të dyja parasysh. Një shtet i fort e ndalon. Hakmarrja vjen me vrasje, po s’u dënua vrasja e parë vazhdojë të tjerat. Nëse vrasësi i parë do ishte dënuar, hakmarrja do ndalonte”,-tha avokati Spartak Ngjela për Euroneës.

Ndër të tjera Ngjela komentoi thirrjen e Aishe Haklajt nga SPAK, ku tha se është vetëm një procedurë formale që Prokuroria e Posaçme duhet të ndjekë pasi sot është dita e fundit e hetimit.

Sipas tij, pas kallëzimit në 2021 SPAK duhet të niste hetimin, gjë që nuk e ka bërë pasi siç tha, nuk shkon dot në qarqet e larta.

Pasi është bëtë hetimi, SPAK duhet të nisë hetimin, që ngec se nuk shkon në qarqe të larta. SPAK dështoi, paratë i merr, rrogat i ka të larta, mbrojtjen e ka. Ishte gabim që u formua nga strukturat e vjetra të drejtësisë. Amerikanët duhet të sjellin këtu prokurorë që janë jashtë shtetit. Kreu i ri i SPAK e nisi mirë po u tërhoq, nuk bëhet vetëm ajo punë. Sot ishte dita e fundit e hetimit, e kanë marrë se përndryshe përgjegjësia do ishte e tyre”, shtoi Ngjela.

spartak ngjela vrasja e nikulajt

Lini një Përgjigje