
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela është shprehur se duhet me patjetër prania e forcave të policisë nëpër godinat e gjykatave për të rritur sigurinë.
Çela tha se sistemi që është zgjedhur për të siguruar ambientin me Illyrian Guard nuk ka rezultuar i suksesshëm.
“Ka nevojë që edhe me ekzekutivin të rivlerësojmë mënyrën se si mbrojmë këto hapësira. Mund ta them që, sistemi që kemi zgjedhur për të siguruar ambientin me Illyrian Guard nuk ka rezultuar i suksesshëm dhe kemi pasur mjaft ankesa nga prokuroritë, dhe besoj se duhet riparë. Prania e punonjësve të policisë nëpër gjykata është e domosdoshme”, tha Çelaj në Komisionin e Ligjeve.
Deklarata vjen pak javë pasi gjyqtari i Apelit Astrit Kalaja u vra në sallën e gjyqit me armë zjarri, pasi dha një vendim.
Lini një Përgjigje