TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Tetor 2025, 13:58

Censi i Bujqësisë, drejtoresha e INSTAT: Kostoja 9.2 milionë euro 

Shkruar nga Pamfleti

Censi i Bujqësisë, drejtoresha e INSTAT: Kostoja 9.2 milionë

Ditën e sotme drejtuesja e Institut të Statistikave Elsa Dhuli ka deklaruar se kostoja për realizimin e procesit të censit të Bujqësisë shkon deri në 9.2 milionë euro.

Ndërsa po raportonte në mbledhjen e përbashkët të Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale me Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Dhuli tha se strategjia për censin e ri do varet nga miratimi i projektligjit, që sipas saj ka kaluar një proces të gjatë konsultimesh.

“Censusi i bujqësisë është planifikuar të zhvillohet në përputhje me rekomandimet e Organizatës botërore të bujqësisë, për raundin e censeve 20/20 dhe rregulloren e Komisionit Europian mbi statistikat e integruara të fermave.

Aktualisht strategjia e censusit është në proces përditësimi dhe miratimi zyrtar. Varet nga miratimi i projektligjit për censusin e bujqësisë, që ka kaluar një proces të gjatë konsultimesh me ekspertë vendas dhe ndërkombëtar dhe së fundmi konsultim publik.

Lidhur me koston e mbulimit, parashikohet të shkojë 9.2 milionë euro (920 milionë lekë) që janë kërkuar nga buxheti i shteti në planin buxhetor afatmesëm 2026-2028.”, tha Dhuli.

Ajo shtoi më tej se INSTAT po bashkëpunon me MBZHR për të realizuar këtë proces.

Sjellim ndërmend se censi i parë i bujqësisë u realizua në vitin 2012 dhe i dyti duhej të kryehej në 2022-in, por afati nuk u arrit. U shty për në vitin 2024, por as ky afat nuk u arrit dhe tanimë pritet që ky proces të kryhet në vjeshtën e vitit 2026.

Ky cens synon të mbledhë të dhëna për strukturat bujqësore, tokën, pemëtarinë, por edhe blegtorinë, si ato që prodhojnë për tregun, ashtu edhe ato që sigurojnë vetëm nevojat familjare.

instat censi ne bujqesi

Lini një Përgjigje