TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Tetor 2025, 12:57

Dekriminalizimi, 132 subjekte në hetim të thelluar; administrata publike kryeson listën për verifikime

Shkruar nga Pamfleti

Dekriminalizimi, 132 subjekte në hetim të thelluar; administrata

Olsian Çela ka paraqitur në Komisionin e Ligjeve raportin vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme, ku një nga detajet e dhënë ishte ai për dekriminalizimin.

Çela tha se gjatë 2024, nga Sektori i Dekriminalizimit është ndjekur procesi i verifikimit të thelluar të të dhënave të vetëdeklaruara në formular, në zbatim të ligjit nr. 138/2015, për 132 subjekte.

Sipas Kryeprokurorit, nga 72 kërkesa të reja, gjatë vitit 2024 janë regjistruar 64 procese për verifikim të thelluar në zbatim të ligjit nr. 138/2015.

“Këto procese, sipas organeve kompetente që kanë kërkuar verifikimin e thelluar të të dhënave të vetëdeklaruara në formularë nga subjektet, për vitin 2024, ju përkasin, 61 kërkesave të bëra nga Departamenti Administratës Publike, 2 të bëra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe 1 nga KLGJ. Gjatë vitit 2024 janë përfunduar 77 procese për verifikim të thelluar nga të cilat 39 vendime janë procese të regjistruara gjatë vitit 2024 dhe 38 vendime janë procese të mbartura nga vitet 2017-2023”, tha Kryeprokurori.

Në vijim ai theksoi se nga rastet për të cilat ka përfunduar procesi i verifikimit të thelluar në vitin 2023 dhe miratuar rezultati, për 13 persona, materiali është kaluar për kompetencë në prokuroritë përkatëse, si të dyshuar për veprën penale të “Falsifikimit i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

Personat që kanë rezultuar të kenë plotësuar formularin e vetëdeklarimit me të dhëna të rreme, ju përkasin kërkesave për verifikim të ardhura si vijon:

6 nga Departamenti i Administratës Publike;

7 nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Lini një Përgjigje