
Grupi hetimor vijon hetimet lidhur me vrasjen e Ilaria Sulës, ndërsa në pranga ka rënë Mark Samson, ish-i dashuri 23-vjeçar, i shqiptares.
Ndërkohë prej disa orësh në Drejtorinë e Policisë së Romës po vijon marrja në pyetje e nënës së 23-vjeçarit. Lajmin e ka dhënë Fabrizio Gallo, avokati i 23-vjeçarit. "Babai i Mark Samson nuk do të dëgjohet sot. Ai nuk ishte në shtëpi dhe kjo është e qartë", tha avokati, duke saktësuar se "nëna megjithatë ishte në shtëpi dhe tani po sqaron pozicionin e saj".
Nëna e Mark Samsonit është nën hetim për ndihmën që ka dhënë në fshehjen e kufomës, tha Fabrizio Gallo, avokati i 23-vjeçares së arrestuar për vrasjen e Ilaria Sula, studentja 22-vjeçare me origjinë shqiptare.
Avokati sqaroi se babai i Mark Samsonit në kohën kur ka ndodhur krimi nuk ishte në banesë, ai është kthyer vonë në darkë.
“Vrasja ndodhi në mesditë, babai i Mark Samson është kthyer në shtëpi në mbrëmje”, shtoi avokati teksa doli nga komisariati.
Ilaria Sula, 22-vjeçare, studionte në Universitetin e Romës. Pas zhdukjes së saj më 25 mars, miqtë dhe kolegët e universitetit kishin bërë thirrje për gjetjen e saj, ndërsa prindërit e Ilarias kishin bërë një kallëzim për personin e zhdukur në stacionin e policisë në San Lorenzo.
Trupi i saj u gjet më 2 prill në një valixhe të hedhur në një shkëmb, pranë komunës së Polit, midis Tivolit dhe kryeqytetit. Ish-i dashuri Mark Samson ka rrëfyer vrasjen e 22-vjeçares, e cila gjeti vdekjen pas goditjeve me thikë në qafë. Krimi ndodhi në shtëpinë ku djali jeton me prindërit e tij në lagjen afrikane.
Nëna e Mark Samsonit , 23-vjeçarit të arrestuar për vrasjen e Ilaria Sulës , është nën hetim për bashkëpunim në fshehjen e kufomës.
Varrimi i studentes është bërë sot në Terni. Rreth orës 14:00 nisi një procesion nga shtëpia e saj në Viale dello Stadio drejt varrezave komunale ku u zhvillua edhe një ceremoni e vogël. Babai falenderoi “të gjithë qytetin, kryetarin e bashkisë dhe policinë dhe të gjithë njerëzit për solidaritetin ndaj familjes së tij por edhe ata që shkuan për t'i dhënë lamtumirën e fundit Ilarias”.
Lini një Përgjigje