TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Janar 2026, 21:39

Vrasja e Jani Aliajt në burgun grek, Prençi: Larje hesapesh mes grupeve kriminale shqiptare!

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Jani Aliajt në burgun grek, Prençi: Larje hesapesh mes

Ish kreu i lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi ka dhënë detaje për vrasjen e të burgosurit shqiptar Jani Aliaj në burgun Koridhalos në Greqi dy ditë më parë. Në një intervistë për emsionin “Të Pashoq”, Prençi tha se ekzekutimet brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit, si në rastet e fundit në Greqi, nuk janë thjesht incidente sporadike, por akte të mirëorganizuara nga grupe të fuqishme kriminale.

Ai shtoi gjithashtu se ngjarja e rëndë në burgun e Greqisë është një akt i pastër konkurence dhe larjeje hesapesh, metodologji që sipas tij, nuk është e izoluar vetëm në shtetin fqinj. Prençi shtoi se pritet që autoritetet greke të thellojnë hetimet për të zbuluar se cili nga grupet shqiptare fshihet pas këtij urdhri ekzekutimi.

“Mendoj që edhe ngjarja që ka ndodhur në Greqi. Grupet kriminale janë të interesuar të kenë vazhdimësi. Të kenë vazhdimësinë në pikëpamje të furnizimit dhe shpërndarjes së lëndës narkotike, qoftë edhe trafikut ndërkombëtar nga Amerika Latine drejt Bashkimit Evropian, po e pse jo edhe drejt Amerikës. Për të realizuar këta, po edhe për të realizuar, për të realizuar edhe goditjen e konkurentëve, ju duhen njerëz. Përtej trafikantëve të drogës, ju duhen dhe krahu i armatosur. Të cilët lajnë hesepe midis njëri-tjetrit në raport me ata që bëhen pengesë. Dhe unë mendoj që edhe ngjarja në... në burgun e Greqisë, ka ndodhur për qëllime konkurence edhe për qëllime larje hesepesh. Për çudi, këto ngjarje nuk ndodhin vetëm në Shqipëri...

E njëjta gjë ka ndodhur dhe me Alien në Greqi. Pra i është interesuar një grup kriminal për ta vrarë në burg. Kjo është e gjitha historia. Koha do të provojë, e unë jam i bindur që autoritetet greke do ti shkojnë deri në fund hetimit të kësaj ngjarje, se kush nga grupet kriminale shqiptare ka qenë i interesuar. Se në Greqi kanë ndodhur edhe vrasje të tjera për çështje ë... të rëndomta, çështje marrëdhënjesh paralele, në familje. Por kjo vrasje në burg është për një çështje... që është postulat që është llogari e një grupi kriminal të caktuar, sidomos në fushën e drogës”, tha Prençi.

prençii vrasja greqi

Lini një Përgjigje