Aktualitet 5 Dhjetor 2023, 17:57

Vrasja e Liridonës/ Qytetarët protestë në Shkodër dhe Fier: T'i parandalojmë këto krime, të edukojmë fëmijët tanë

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Liridonës/ Qytetarët protestë në Shkodër dhe

Shkodra ka protestuar ditën e sotme për vrasjen e Liridona Ademajt. Krimi makabër tronditi mbarë opinionin publik, një ngjarje e inskenuar nga bashkëshorti i saj Naim Murseli.

 “NeLiriDona” është mesazhi i zgjedhur nga vajzat dhe gratë shkodrane në marshimin sensibilizues për ngjarjen e rëndë në Prishtinë.

“Ky është një rast që nuk po cenohet vetëm gruaja, por po cenohet familja shqiptare. E vërteta është që duhet t’i mësojmë vajzat të kenë të drejtën e fjalës, të drejtën për të zgjedhur dhe për të qenë të barabarta. Si nënë unë kam mbi shpatulla një përgjegjësi shumë të madhe, për të rritur një djalë, të cilin duhet ta mësoj t’i dojë vajzat”, tha një protestuese.

Pas marshimit, janë ndezur qirinj tek monumenti i Nënë Terezës.

Një tjetër marshim u zhvillua në Fier, ku mes tyre ishin edhe efektivë të policisë së shtetit për të sensibilizuar kundër dhunës ndaj grave.  

“Ajo që ne duhet të bëjmë, gjithë shoqëria jonë është parandalimi. Nëse ne do të investojmë për të parandaluar dhunën, do të bëjmë gjënë më të mirë për ta pakësuar këtë fenomen”, është shprehur aktivistja Enkeleda Allkanjari.

liridona proteste shkoder fier