TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Dhjetor 2023, 16:31

“Abdyl dhe Arsen Rama përdoren nga policia”, avokati i Belerit: Dëshmitë e tyre nuk qëndrojnë, janë të dënuar disa herë!

Shkruar nga Pamfleti

“Abdyl dhe Arsen Rama përdoren nga policia”, avokati i Belerit:

Avokati i Fredi Belerit pas përfundimit të seancës së radhës në GJKKO, deklaroi se dëshmitë e Avdyl dhe Arsen Ramës, nuk qëndrojnë pasi të dy janë persona të dënuar nga gjykata. Sipas tij dy vëllezërit përdoren nga policia.

Ndërkohë pavarësisht kërkesës së avokatëve mbrojtës të Belerit për të mos pranuar si pjesë të procesit, dëshminë e Avdyl Ramës, kërkesa e tyre nuk është marrë parasysh nga gjykata.

Abdyl Rama dhe Arsen Rama janë dënuar në 2-3 gjykata të Shqipërisë për çështje të ndryshme. Në 19 qe është shtyrë gjyqi ai ka një gjyq këtu dhe nuk e gjejnë dot. Ky është Abdyl Rama që nuk e gjejnë dot.

Janë dy vëllezër që kanë organizuar të gjithë këtë. Njëri vëlla është në mbrojtje të tjetrit. Kjo është e vërtet. Janë disa herë të dënuar të dy, i përdor policia”, tha avokati i Belerit.

beleri avokati

Lini një Përgjigje