TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Gusht 2023, 11:25

Vrasja e Luljeta Prezës te ‘Ura e Dajlanit’, deputetja e PD: E trishtë, drejtësia ka dështuar

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Luljeta Prezës te ‘Ura e Dajlanit’, deputetja e PD: E

Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kryetarja e grupit të grave parlamentare, Merita Bakiu ka reaguar pas vrasjes së 32-vjeçares, Luljeta Preza te "Ura e Dajlanit" në Durrës, të cilën e ka quajtur si ngjarje ‘ulëritëse për shoqërinë e familjen’.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Bakiu ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave, teksa ka ngritur shqetësimin për vrasjen e grave.

Sakaq, deputetja demokrate i bën thirrje sistemit të drejtësisë për më shumë kujdes, dhe përgjegjësi për të mos pasur vendime të anuara.

"Vrasja e grave në këtë vend është veçse lajm që përsëritet dhe nuk mbetet aktual mbi dy ditë. Është drithëruese dhe keqardhëse. Është trishtuese dhe ulëritëse për shoqërinë e familjen.

Për një nënë sot jeta nuk do të jetë më e njëjtë… Një grua tjetër diku aty në mesin tonë e cila dhunohet dhe ka frikë të reagojë e denoncojë do të flejë e shqetësuar me mendimin se nesër edhe ajo mund të ketë të njëjtin fat.

Thirrje sistemit të drejtësisë për më shumë kujdes, përgjegjësi e profesionalizëm; për të mos pasur vendime të anuara e të motivuara apo vonesa të paarsyetuara që prodhojnë viktima e dhunues. Ngjarje të tilla tregojnë se ka dështuar shoqëria, drejtësia, Policia, institucionet. Ngushëllime familjeve të viktimave. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen!", shkruan Bakiu.

deputetja e pd vrasje luljeta preza

Lini një Përgjigje