TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Korrik 2023, 14:46

Vrau efektivin e RENEA-s në Lazarat, Gjykata Kushteuese rrëzon ankimin e Alban Alikos për amnisti

Shkruar nga Pamfleti

Vrau efektivin e RENEA-s në Lazarat, Gjykata Kushteuese rrëzon ankimin

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Alban Alikos për të përfituar nga amnistia.

Aliko është dënuar me 17 vite burg për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha në vitin 2015.

Të gjitha shkallët e gjyqësorit e kanë rrëzuar kërkesën e Alikos për të përfituar Amnisti.

Si u vra efektivi i mëngjesin e 24 qershorit 2015?

Ibrahim Basha u qëllua me një plumb në kokë më 24 qershor 2015 në hyrje të fshatit të Lazaratit. RENEA ishte njoftuar për një situatë problematike në Gjirokastër, ku ishin raportuar të shtëna me armë zjarri, rreth orës 05:00 të mëngjesit dhe menjëherë është nisur një grup efektivësh të forcave speciale.

Pasi automjeti i RENEA ka hyrë për patrullim në fshat, i është bërë pritë dhe është ndeshur me breshëri armësh.

Nga të shtënat efektivi i RENEA, Ibrahim Basha mori një plumb në kokë dhe humbi jetën në vend, ndërsa u plagosën edhe dy kolegë të tij, Jetmir Isaj dhe Perlat Shpati. Ngjarja tronditi mbarë opinionin publik pasi ndodhte në një kohë kur në Lazarat ishin shkatërruar grupet kriminale të drogës dhe ishte vendosur qetësia.

alban aliko gjykata kushtetuese

Lini një Përgjigje