Një histori e përdorjes së një drejtuesi në afera me prokurimet publike, dhe qëndrimi i shëmtuar e i dyshimtë i SPAK-ut, që rrëzoi akuzat e bëra vetë dhe kërkoi pushimin e çështjes…

Në qershor 2025, SPAK e pezulloi Jonaid Myzyrin nga KPP për shkelje të barazisë në tenderë – Gjykata refuzoi pushimin e çështjes më 25 maj 2026 dhe i dha 45 ditë SPAK-ut për të thelluar hetimet. Por më 18 qershor, Rama e emëroi Myzyrin në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, i njëjti institucion që zhvillon rreth 80% të tenderëve shtetërorë
Gjatë 13 viteve në pushtet, kryeministri Edi Rama vazhdon të zbatojë një praktikë që bie ndesh me ligjin, etikën dhe moralin e qeverisë, parlamentit e administratës: zgjedh dhe emëron në funksione shtetërore individë të dënuar e që janë nën hetim.
Një rast i tillë është emërimi i Jonaid Myzyrit në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, agjenci shtetërore që zhvillon rreth 80% të tenderëve për llogari të Kryeministrisë, ministrive, drejtorive qendrore, bashkive, ushtrisë, policisë, agjencive e enteve publike.
Më 30 qershor 2025, kur Jonaid Myzyri ishte Kryetar i Komisionit të Prokurimeve Publike, Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK-ut vendosi pezullimin e tij nga detyra dhe masën penale "Detyrim paraqitje", për shkelje të barazisë në tenderë. Hetimi kishte zgjatur rreth pesë vjet dhe dyshimet lidheshin me procedura të zhvilluara pa garë gjatë viteve 2020-2023.
Por rreth një vit më pas, më 13 maj 2026, me një vendim absurd e tejet të dyshimtë, vetë SPAK-u rrëzoi akuzën ndaj Jonaid Myzyrit, duke i kërkuar Gjykatës së Posaçme pushimin e çështjes ndaj tij.
Më 25 maj 2026, gjykata refuzoi kërkesën e SPAK-ut me argumentin se nuk janë vlerësuar provat, duke i kërkuar të thellojë hetimet ndaj Jonaid Myzyrit dhe të kryejë veprimet hetimore brenda 45 ditëve e ta paraqesë dosjen për gjykim.
Por më 18 qershor 2026, ende pa kaluar afati 45-ditor i rihetimit që ka gjykata, kryeministri Edi Rama e emëroi të pandehurin Jonaid Myzyri drejtues të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, agjenci shtetërore që zhvillon rreth 80% të tenderëve.
Pra, megjithëse ende në proces hetimi nga SPAK, për aferë në një tender, "I Gjati" Edi Rama e emëroi "Xhuxhin" Jonaid Myzyri drejtues të agjencisë që zhvillon tenderët e Shqipërisë me vlera të larta monetare.
Dihet që kryeministri Edi Rama e ka emëruar të pandehurin Jonaid Myzyri në këtë detyrë të re si shpërblim për aferat me tenderët që ai ka bërë gjatë viteve 2020-2025, kur ishte Drejtues i Komisionit të Prokurimeve Publike.
Por pyetja logjike që kërkon përgjigje nga Drejtuesi i SPAK-ut, Klodjan Braho, është kjo:
· Çfarë e detyroi SPAK-un që, 1 vit pasi e pezulloi me bujë nga detyra Jonaid Myzyrin dhe i dha masën "Detyrim paraqitje", bëri nul hetimin dhe kërkoi pushimin e çështjes ndaj tij?/Pamfleti
Lini një Përgjigje