TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Korrik 2023, 12:29

“Pse me urgjencë ligji?”, studentët e Mjekësisë debat në Komisionin e Edukimit: Do ndërrojmë degë, po mendojmë të transferohemi te privati

Shkruar nga Pamfleti

“Pse me urgjencë ligji?”, studentët e Mjekësisë

Ditën e sotme një përfaqësi e studentëve të Mjekësisë janë bërë pjesë e diskutimit në Komisionin e Edukimit, ku kanë parashtruar qëndrimin e tyre kundër këtij projektligji që detyron studentët e mjekësisë që të punojnë deri në 5 vite në vend dhe më pas të pajisen me diplomë.

Gjatë fjalës së tij në Komision, një prej studentëve pyeti se pse kjo urgjencë për miratimin e këtij ligji, në një kohë kur nuk është urgjencë.

“Pse me ligj emergjence? Ne nuk jemi në kushte emergjence? Pse duhet të vendosemi në kushte të tilla? Një detyrim kur nuk jemi në këto kushte. Ky është paradoks i parë ku gjithë situata përplaset.”, tha ai.

Ndërkohë, një tjetër student tha se shumë prej tyre po mendojnë të transferohen në universitetet private apo dhe të ndërrojnë degë.

“Studentët po shohin mundësinë që të ikin nga shteti dhe të shkojnë në privat. E trishtë është se ka dhe nga ata studentë që po shohin mundësinë për të ndërruar dhe degë.”, theksoi ai.

studentet e mjeksise qeveri ligj

Lini një Përgjigje