TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Nëntor 2025, 13:17

Vrau gjyqtyarin Astrit Kalaja, autori letër nga burgu: Ndjej keqardhje!

Shkruar nga Pamfleti

Vrau gjyqtyarin Astrit Kalaja, autori letër nga burgu: Ndjej keqardhje!

Elvis Shakmbi, autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në një letër nga burgu ka shprehur keqardhje për dhimbjen që ka shkaktuar.

“Me vendimin paraardhës, i cili u la në fuqi në datë 6.10.2025 është synuar grabitja e titullit ekzekutiv, pra pavlefshmëria e tij, një gjë e cila nuk mund të lëshohet në asnjë situatë nga personi i tretë, siç ishte rasti i kundërshtarëve tanë në gjyq. Nëse vendimi i gjykatës së shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm Shkodër ishte një produkt edhe i paditurisë, vendimi i datës 6.10.2025 për ta lënë në fuqi nuk ishte nga padituria, por i ndikuar nga faktorë të tjerë.

Prej 13 vitesh, xhaxhai im, Gjon Shkambi ishte kthyer në një eksperiment njerëzor nga sistemi gjyqësor në Shqipëri, në një kohë kur unë mundohesha t’i jepja fund këtij eksperimenti, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë vendosi vazhdimin e atij eksperimenti.

Ai vendim gjykate bie haptazi ndesh me Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë, kodin e procedurës civile, vendimet unifikuese të kolegjeve të bashkuara të gjykatës së lartë dhe të kolegjit civile, vendimet e gjykatës europiane për të drejtat e njeriut dhe kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, shkruan ndër të tjera Shkambi.

Sherri për pronën, motiv i vrasjes

Objekt i vrasjes dhe konfliktit është godina e ish-Shkollës së Rezervave në lagjen "Skanderbeg". Në këtë ndërtesë janë strehuar 31 familje që në vitin 1992. Por në vitin 2012, Gjon Shkambi shfaqi pretendime për pronën me argumentin se është pasuri e trashëguar brezë pas brezi.

Siç rezulton, 31 familjet u strehuan në këtë godinë 33 vite më parë nga Bashkia e Shkodrës. Por banorët thonë se Gjon Shkambi që pretendon pronësinë mbi ndërtesën, ka dokumente false.

Çështja u komplikua në vitin 2012, kur Bashkia e Shkodrës firmosi shitjen e godinës te Gjon Shkami. Sipas banorëve, kryebashkiaku i Shkodrës në atë kohë, Lorenc Luka, i dha Gjon Shkambit dokument privatizimi pa vendim të këshillit bashkiak.

Në vitin 2020, 31 familjet u përplasën për herë të parë me zyrën private të përmbarimit. Që atëherë, çështja është zvarritur në dyert e institucioneve dhe të drejtësisë.

Vrau gjyqtyarin Astrit Kalaja, autori letër nga burgu: Ndjej keqardhje!Vrau gjyqtyarin Astrit Kalaja, autori letër nga burgu: Ndjej keqardhje!

vrasja e gjyqtarit astrit kalaja

Lini një Përgjigje