TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Nëntor 2025, 08:36

Dosja Partizani, GJKKO vendos sot nëse provat e SPAK kundër Berishës janë ose jo të vlefshme

Shkruar nga Pamfleti

Dosja Partizani, GJKKO vendos sot nëse provat e SPAK kundër

Në GJKKO mbahet sot seanca e rradhës për atë që njihet si dosja ‘Partizani’ ku të pandehur janë ish-Kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, si dhe 3 persona të tjerë mes të cilëve edhe biznesmeni i ndërtimit, Fatmir Bektashi.

Seanca do të nisë në orën 13:00, ndërsa gjykata do të vendosë mbi kërkesën e ish-Kryeministrit Berisha dhe të pandehurve të tjerë në këtë proces, që kërkojnë pavlefshmëri të akteve dhe papërdorshmëri të provave që janë gjetur deri më tani.

Në seancën e 13 tetorit, prokurori i SPAK, Arben Kraja kërkoi rrëzimin e kërkesës me argumentin se pretendimet e ngritura nga mbrojtja e të pandehurve nuk qëndrojnë ligjërisht, pasi nuk ka pasur shkelje në ekzekutimin e masave të sigurisë dhe as në procedurat e ekspertimeve.

Dosja për aferën Partizani kaloi për gjykim më 19 maj. Ndaj Berishës është ngritur akuza e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Malltezi është nën akuzë për korrupsion aktiv, por edhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, ortaku i Malltezit dhe trashëgimtari i tokës Xhimi Begeja, dhe financierja Andia Pustina, që merrej me punët financiare dhe ligjore të kompanisë “Homeplan”, akuzohen për pastrim parash.

Po ashtu, në gjyq për pastrim parash janë edhe tre kompanitë “Kontakt”, “Homeplan” dhe “Studio Pustina”.

 

Lini një Përgjigje